Ajax eliminohet nga skuadra që luan në kategorinë e katërt

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 21:36
Ajax eliminohet nga skuadra që luan në kategorinë e katërt

Pas një sezoni shumë të vështirë, Ajax zhgënjen edhe në Kupën e Holandës, me “Harkëtarët” që u mposhtën 3-2 në transfertën e USV Hercules, skuadër që luan në ligën e katërt (Derde Divisie).

Pieters kaloi vendasit në avantazh pas 16-të minutash lojë dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, trajneri van t’Schip zbriti me disa ndryshime, por edhe këto nuk mjaftuan, pasi USV Hercules shënoi golin e dytë në minutën e 66-të me të njëjtin autor, Pieters.

Ajax reagoi shtatë minuta nga fundit, teksa ngushtoi rezultatin me Brobbey, ndërsa në minutën e 89-të Akpom barazoi ndeshjen.

Megjithatë, ishte vetëm një “iluzion”, kjo pasi Grotenbreg shënoi golin e fitores për USV Hercules në minutën e tretë të shtesës duke i dhënë një goditje të fortë Ajax-it që eliminohet kështu në raundin e 1/16-ave të KNVB BEKER.

Një humbje që vërteton edhe një herë tjetër sezonin e vështirë të Ajax, ndërsa USV Hercules regjistroi një sukses shumë të rëndësishëm, por mbi të gjitha historik.

(Kosova Sot Online)