Mourinho kërkon mbrojtës, tregon emrin e të preferuarit

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 10:22
Mourinho kërkon mbrojtës, tregon emrin e të preferuarit

Roma vuan në këtë sezon dëmtimet e shumë lojtarëve, teksa një nga repartet që ka pasur më shumë probleme është ai i mbrojtjes. Smalling nuk dihet kur rikthehet ndërsa Kumbulla mungoi për shumë ndeshje dhe ende kërkon kohë për të ardhur në 100%.

Ndaj, trajneri Jose Mourinho nga merkato e janarit kërkon të paktën një mbrojtës. Portugezi i ka komunikuar drejtorit Pinto edhe emrin që preferon ta ketë nën urdhrat e tij. Bëhet fjalë për Trevoh Chalobah të Chelseat.

Anglezi në këtë sezon është totalisht jashtë planeve të Mauricio Pochetinos dhe mund të jetë i hapur për një kalim në kryeqytetin italian. Sipas tabloidëve anglezë tashmë kanë nisur negociatat mes palëve me Romën që ka kërkuar informacione nga Chelsea për situatën e mbrojtësit.

Ideja është ajo e transferimit me formulën e huazimit dhe më pas në verë klubet mund të rikthehen sërish në negociata.

(Kosova Sot Online)