Alegri vendos rekord të ri për Serinë A duke kaluar Ançelotin

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 10:57
Alegri vendos rekord të ri për Serinë A duke kaluar Ançelotin

Masimiliano Alegri ka shkruar emrin e tij në një statistikë shumë të veçantë me fitoren 1-0 të Juventusit ndaj Romës.

Trajneri, i cili njihet për sukseset minimale që regjistrojnë skuadrat e tij, është bërë tashmë më i suksesshmi në historinë e Serisë A për këto shifra.

Fitorja e mbrëmshme ishte e 76-ta në kampionat me rezultatin 1-0 për Alegrin dhe kjo e ka kaluar atë të vetëm në kreun e kësaj renditje të veçantë, duke lënë pas Karlo Ançelotin i cili mbante fronin para këtij sezoni.

Alegri si gjithmonë i kushton shumë vëmendje mbrojtjes dhe është i lumtur me fitoret minimale të skuadrës së tij.

Kjo ka bërë që në vitin 2023, Juventusi të regjistrojë plot 20 ndeshje pa pësuar gol në aktivitetet zyrtare.