FIFA e dënon futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 18:18
FIFA e dënon futbollistin e njohur

FIFA nuk e fal Leroy Sane dhe nëpërmjet një komunikate bëjnë të ditur se sulmuesi i Bayern Munich dhe Gjermanisë, do të jetë i pezulluar për tre ndeshjet e radhës të “pancerave”.

Kjo për shkak se në një miqësore të Gjermanisë në nëntor ndaj Austrisë, Sane nuk i mbajti nervat dhe i vendosi duart në fytyrë duke shtyrë kundërshtarin, Philipp Mwene.

Në këtë formë, sulmuesi është i detyruar të humbasë ndeshjet miqësore të Gjermanisë ndaj Francës dhe Holandës, si dhe një tjetër përballje që pritet të përcaktohet, gjithmonë para se të nisë Europiani.

Megjithatë, Federata Gjermane pritet ta apelojë këtë vendim të FIFA-s dhe shpreson që t’ia ulë kohën e pezullimit Sane.

(Kosova Sot Online)