Ky është gjiganti gjerman që po hynë në garë për Armando Brojën

  • S.A /
  • 19 January 2024 - 10:39
Ky është gjiganti gjerman që po hynë në garë për Armando Brojën

Armando Broja me gjasë pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të janarit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Forma e dobët e tij që nga rikthimi pas lëndimit, ka bërë që blutë e londrës ta mendojnë opsionin e largimit të tij.

Interesimet për sulmuesin nuk mungojnë, teksa janë disa klube në Premier League, që duan ta afrojnë.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Broja është në listën e Bayern Munich.

Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi, si zëvendësues i Harry Kane dhe Broja shihet si një nga alternativat për majën e sulmit.

Për ta lënë të lirë Brojën, Chelsea kërkon të paktën 40 milionë euro.

(Kosova Sot Online )