Benzema 'i rebeluar' do të mbetet në Al-Ittihad

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 14:14
Benzema 'i rebeluar' do të mbetet në Al-Ittihad

Karim Benzema ishte “rebeluar” në javët e fundit dhe nuk po pranonte të stërvitej me ekipin e tij aktual, Al-Ittihad.

Për sulmuesin francez flitej se do të rikthehej në futbollin evropian pas vetëm gjashtë muajsh të kaluar në Arabinë Saudite.

Mirëpo, mediumi britanik “The Athletic” raporton se ish-futbollisti i Olympique Lyonit dhe i Real Madridit do të qëndrojë në Al-Ittihad së paku deri në verën që vjen.

Afati kalimtar i janarit në Evropë po mbyllet dhe Benzemas i janë mbyllur dyert e rikthimit në Kontinentin e Vjetër.

Prandaj, 36 vjeçari tash e tutje duhet të fokusohet tek klubi aktual dhe ta japë maksimumin e tij, së paku deri në verë.

Benzema, bashkë me Cristiano Ronaldon janë dy lojtarët më të paguar në botë.

Rroga e tyre vjetore në klubet përkatëse në Pro Saudi League është 200 milionë euro.

(Kosova Sot Online)