Mourinho e mendon rikthimin te Manchester United

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 19:45
Mourinho e mendon rikthimin te Manchester United

Jose Mourinho është i prirur të bëjë atë që do të ishte një rikthim i bujshëm te Manchester United, raporton Mail Sport.

Burime pranë menaxherit portugez, i cili u shkarkua nga Roma në fillim të këtij muaji , thonë se ai ndjen se ka ‘punë të papërfunduar’ pasi u largua nga Old Trafford në dhjetor 2018 dhe ‘e ka bërë misionin e tij’ të marrë sërish përgjegjësinë nëse i krijohet mundësia në të ardhmen.

Mourinho thuhet gjithashtu se dëshiron të punojë me regjimin e ri në United, me Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS që marrin përsipër operacionet e futbollit si pjesë e investimit prej 25 për qind të miliarderit në klub.

Mourinho mori drejtimin e United në vitin 2016 pas largimit të Louis van Gaal.

Ai fitoi Europa League dhe Carabao Cup në sezonin e tij të parë dhe e ndoqi atë me një përfundim në vendin e dytë në Premier League vitin e ardhshëm, megjithëse ata përfunduan 19 pikë larg Manchester Cityt.


(Kosova Sot Online)