FIFA mendon për revolucion në merkato

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 19:20
FIFA mendon për revolucion në merkato

FIFA po mendon për një revolucion në merkato sa i përket vlerave të futbollistëve. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka sugjeruar që një algoritëm mund të përdoret në të ardhmen për të përcaktuar tarifat e transferimit në futboll.

Infantino, duke folur në konferencën vjetore të ligjit të FIFA-s në Tokio, tha: “Tani më shumë se kurrë është thelbësore për ne të flasim për këto dhe tema të tjera.

Për shembull, për të diskutuar rreth mundësisë për të përdorur një algoritëm për të vlerësuar vlerën e drejtë të tarifave të transferimeve në mënyrë që të rritet transparenca në sistemin e transfertave dhe të ndihmohen palët e interesuara të futbollit”.

Është e paqartë se si plane të tilla do të aprovoheshin nga FIFA dhe nëse ato do të pranoheshin nga klubet, të cilët do të kishin mundësitë e tyre të shitjes të kufizuar nga ky ndryshim.

(Kosova Sot Online)