Java e 19-të në Superligë mbyllet sot

  • A.P /
  • 11 February 2024 - 10:26
Java e 19-të në Superligë mbyllet sot

Java e 19-të në Superligën e Kosovës do të mbyllet sot.

Këtë të diel në program për t’u zhvilluar janë tri ndeshje

Lideri i Superligës dhe kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë në udhëtim ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Lirisë. Përballja do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Therandasit kanë grumbulluar 40 pikë deri tash, kurse prizrenasit nëntë sosh.

Takimi tjetër do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, mes Dukagjinit dhe Malishevës.

Klinasit ndodhen në pozitën e gjashtë në tabelë me 24 pikë, ndërsa malishevasit me pesë pikë më shumë pozicionohen të katërtit.

Prishtina do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74, me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Edhe diferenca e këtyre dy skuadrave është pesë pikë. Prishtinasit janë në pozitën e pestë me 26 pikë, kurse “Nikli” është i shtati me 21.

Të tri ndeshjet janë të parapara të nisin në ora 13:00.

(Kosova Sot Online)