Osimhen drejt transferimit në Premierligë

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 18:08
Osimhen drejt transferimit në Premierligë

Victor Osimhen pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe duket se Premierliga do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Nigeriani ka nënshkruar së fundmi një zgjatje të kontratës, por nuk besohet se do të qëndrojë më gjatë te kampionët në fuqi të Italisë.

Kontrata e sulmuesit skadon në verën e vitit 2026. Në të përfshihet një klauzolë largimi prej rreth 120-130 milionë euro.

Chelsea dhe Arsenal janë ndër klubet e lidhura me transferimin e Osimhenit gjatë afatit kalimtar të verës dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari mund të luajë në Angli që nga sezoni i ardhshëm.

(Kosova Sot Online)