Cristiano Ronaldo deklarohet pas dënimit

  • S.A /
  • 29 February 2024 - 13:17
Cristiano Ronaldo deklarohet pas dënimit

 

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite e ka dënuar Cristiano Ronaldon me një ndeshje moslojë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky Komision e ka dënuar Ronaldon për shkak të veprimeve që bëri në kundërpërgjigje të tifozëve të Al-Shababit që thërrisnin emrin e Messit. 

Kjo ngjarje ndodhi gjatë ndeshjes mes Al-Nassr e Al-Shabab, të cilën e fituan këta të parët me rezultatin 3:2.

Në lidhje me këtë dënim, 39-vjeçari ka thënë se festimi i tillë është normal në Evropë.

“Unë i respektoj të gjitha klubet. Gjesti i gëzimit shpreh forcën dhe fitoren dhe nuk është i turpshëm. Jemi mësuar me të në Evropë”, ka thënë Ronaldo.

Kujtojmë që në përballjen me Al-Shabab, portugezi arriti të shënojë njërin nga tre golat e ekipit të tij.

Për Ronaldon ishte goli i 877-të në karrierë dhe i 22-ti në elitën e futbollit arab.

Me këtë fitore, Al Nassr grumbulloi 52 pikë për pozitën e dytë në tabelë, katër më pak se Al Hilali lider. Në krahun tjetër, ekipi i Al Shabab është i 10-ti me 25 pikë.

(Kosova Sot Online )