Tifozët s’po e lënë rehat Ronaldon, e thërrasin prapë emrin e Messit

  • S.A /
  • 05 March 2024 - 12:48
Tifozët s’po e lënë rehat Ronaldon, e thërrasin prapë emrin e Messit

Cristiano Ronaldo është bërë objektiv i sulmit në kor të tifozëve. Futbollisti portugez e ka fituar simpatinë dhe dashurinë nga tifozët e Al-Nassr, por edhe antipatinë e mbështetësve të skuadrave kundërshtare, posaçërisht në rastet e ndodhura së fundmi, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit në javët e fundit ka bërë gjeste josportive ndaj tifozëve pasi këta të fundit paraprakisht e provokuan duke e thirr emrin e rivalit të tij të përhershëm, Lionel Messi, shkruajnë mediat e huaja.

(Kosova Sot Online )