Haaland ia kthen Trent Alexander-Arnoldit

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 19:42
Haaland ia kthen Trent Alexander-Arnoldit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland i është përgjigjur komenteve të Trent Alexander-Arnold duke thënë se trofetë kanë më shumë vlerë për Liverpool-in.

Haland ka këmbëngulur se sezonin e kaluar ai fitoi tripletën dhe Alexander-Arnold “nuk e ka ndjerë këtë”.

“Nëse ai dëshiron ta thotë këtë, në rregull. Unë jam këtu një vit dhe kam fituar trefishin dhe ishte një ndjenjë mjaft e bukur, nuk mendoj se ai e di saktësisht këtë ndjenjë. Liverpooli mund të flasë sa të dojë, ose Trent Alexander-Arnold mund të flasë sa të dojë… Nuk e di pse e bën këtë, por nuk e kam problem”, u shpreh Haaland.

Liverpool dhe Manchester City do të përballen në fundjavë në atë që cilësohet si ndeshja që mund ta përcaktojë titullin.

Dy ekipet, bashkë me Arsenalin do ta thonë fjalën përfundimtare për titullin e kampionit këtë sezon në Angli.

(Kosova Sot Online)