Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen Suedi – Shqipëri

  • 25 March 2024 - 20:22
Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen Suedi – Shqipëri

Ka përfunduar baras pjesa e parë në miqësoren mes Suedisë dhe Shqipërisë.

45 minutat të kësaj sfide u mbyllën pa gola, pavarësisht se të dy ekipet kombëtare kishin disa raste shënimi.

Armando Broja (24’) gjeti golin, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Në këtë pjesëlojë vlen të theksohet edhe paraqitja e mirë e Thomas Strakoshës, i cili pati dy pritje vendimtare

(Kosova Sot Online)