Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë fundjavë

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 16:58
Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë fundjavë

Pas pauzës shkaku i ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë fundjavë me javën e 27-të.

Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën, kurse tri të tjera të dielën.

Ndeshjet e së shtunës vlerësohen të jenë më interesante, pasi lideri i tabelës, Ballkani, që po lufton për mbrojtjen e titullit, luan në udhëtim ndaj Prishtinës.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Dritës. Malishevasit synojnë pozitën e tretë, kurse gjilanasit janë në garë për titullin e kampionit.


Skuadra tjetër që po lufton për titullin e kampionit, Llapi, do të jetë nikoqir i Lirisë të dielën. Në këtë ditë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera; Gjilani – Dukagjini dhe Feronikeli ’74 – Fushë Kosova.

(Kosova Sot Online)