Ndryshon lideri në Perëndim, James kryesor në fitoren e Lakers

  • G.G /
  • 01 April 2024 - 12:34
Ndryshon lideri në Perëndim, James kryesor në fitoren e Lakers

Plotë nëntë ndeshje janë zhvilluar në ligën e basketbollit amerikan, NBA.

Ka ndryshuar sërish renditja në Konferencën e Perëndimit, pas fitores që e arriti Oklahoma City Thunders me një pikë avantazh113-112 ndaj New York Knicks.

Williams me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brunson për nju-jorkezët.

Po në këtë konferencë, kampionët në fuqi të Denverit fituan 130-101 ndaj Cleveland Cavaliers dhe mban në vendin e dytë, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic me një “triple double”, 26 pikë, 18 kërcime dhe 16 asist.

Si mysafir fitojnë Lakers 116-104 ndaj Brooklyn Nets. LeBron James realizoi 40 pikë për kalifornianët, u ndihmua nga Davis me 24 pikë e 14 kërcime.

Me kokën lartë doli edhe Golden State Warriors përballë San Antonio Spurs me shifrat 117:113 me Stephen Curryn që ishte i pandalshëm me 33 pikë.

Dallas Mavericks mposhti Houston Rockets 125:109. Luka Doncic kishte një natë fantastike, duke realizuar 47 pikë.

(Kosova Sot Online)