Roma merr vetëm një pikë nga përballja me Leccen

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 20:28
Roma merr vetëm një pikë nga përballja me Leccen

Roma nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Leccen, e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Ndeshja e luajtur sonte në stadiumin “Via del Mare” përfundoi baras dhe pa gola

Ky barazim për skuadrën e drejtuar nga Daniele De Rossi është një hap prapa në garën për një vend në top-katërshe.

Ndërkaq, për Leccen është një pikë e mirëseardhur në misionin e tyre për mbijetesë në elitën e futbollit italian.

Si zakonisht, edhe sonte te vendasit titullar ishte mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani, i cili luajti tërë ndeshjen.

Roma pas këtij barazimi ka 52 pikë dhe renditet e pesta në tabelë.

Lecce ndodhet në pozitën e 13-të me 29 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)