Osimhen pritet t’i bashkohet PSG-së

  • A.P /
  • 02 April 2024 - 22:26
Osimhen pritet t’i bashkohet PSG-së

Agjenti i futbollit, Dario Canovi, pretendon se e di se kë do të zgjedhë Victor Osimhen pasi të largohet nga Napoli.

Ylli nigerian është i lidhur me një largim nga kampioni në fuqi italian, për në afatin kalimtar të verës.

Arsenali, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e tij.

“Sipas mendimit tim, ka shumë mundësi që ai të luajë për Paris Saint-Germain”, tha Canovi për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Do të ishte nënshkrimi më i zgjuar për të zëvendësuar Kylian Mbappen”, shtoi.

Osimhen ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të re me Napolin, e cila besohet të jetë rreth 130 milionë euro.

Chelsea dhe Arsenali do të ishin gjithashtu në një pozicion financiar për të paguar atë çmim, PSG-ja thuhet se e ka ditur prej disa kohësh se Mbappe do të largohet si lojtar i lirë pas këtij sezoni.

Prandaj, parisienët kanë planifikuar një rritje të madhe në tregun e transferimeve për të kompensuar largimin e francezit dhe Osimhen shihet si zëvendësuesi më ideal i tij.

(Kosova Sot Online)