Ja pse Felix dëshiron të qëndrojë në Barcelonë

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 15:52
Ja pse Felix dëshiron të qëndrojë në Barcelonë

Joao Felix e ka shprehur hapur dëshirën për ta vazhduar eksperiencën në Barcelonë.

Ylli portugez është i huazuar në klubin nga “Camp Nou” për një vit nga Atletico Madridi, i cili e mban kartonin e tij.

Megjithatë, futbollisti ofanziv nuk dëshiron të rikthehet në “Wanda Metropolitano” dhe e sheh të ardhmen e tij tek “Blaugrana”.

Sidoqoftë, nuk varet gjithçka prej tij, kështu që përfaqësuesi portugez shpreson që klubet të arrijnë marrëveshje që ai të qëndrojë tek kampioni aktual spanjoll.

“Jam mjaft i lumtur në Barcelonë. E dua qytetin, njerëzit, klubin. Pozicioni im është i qartë. Dhoma e zhveshjes është e jashtëzakonshme, atmosfera në ekip është e mirë, shpresoj që të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Felix për “Catalunya Radio”.

Gjithashtu, ai zbuloi se ka biseduar me yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, i cili i ka kërkuar informata rreth jetës në Barcelonë.

Felix thotë tutje se e ka bindur bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet atij në Kataluni.

(Kosova Sot Online)