Mbappe: Ekipi im i ardhshëm do të zyrtarizohet

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 21:00
Mbappe: Ekipi im i ardhshëm do të zyrtarizohet

Kylian Mbappe do të bëhet me skuadër të re në ditët në vijim.

Ylli francez u largua nga Paris Saint-Germain dhe po raportohet fuqishëm se ai do të kalojë te ekipi i tij i ëndrrave, Real Madridi.

Vet Mbappe foli rreth të ardhmes duke thënë se klubi i tij i ardhshëm do të zyrtarizohet së shpejti, por nuk përmendi emrin.

“Ekipi im i ardhshëm do të zyrtarizohet shpejt, është çështje ditësh. Mezi po pres, jam i lumtur. Duhet vetëm të presim për disa ditë”, tha Mbappe.

(Kosova Sot Online)