
Sylvinho flet për Azerbajxhanin

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho foli në konferencë për media në prag të miqësores së të premtes ndaj Azerbajxhanit.
Tekniku i kuqezinjve, theksoi se do t’i japë më shumë minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë ndërsa shtoi se shpreson që në Euro 2024 skuadra e tij të luajë më shumë se tre ndeshje.
“Jemi duke zhvilluar përgatitjet, ishin në program dy miqësore. Është një proces pune i shpejtë, nuk kemi pasur dy tre javë në dispozicion. Kemi shtatë ditë që stërvitemi dhe kemi dy miqësoret. Po përgatitemi për ndeshjen me Italinë, por nuk mund të them si do të luajë skuadra në atë sfidë. Mbetet për t’u parë kur të vijë momente. Në ndeshjen me Azerbajxhanit do ti japim minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë dhe të provojmë”.
E keni ndjekur Italinë në ndeshjen kundër Shqipërisë, a duken si kundërshtari që mund t’i marrim rezultat?
“Janë kampionët në fuqi, është nga më të fortat në Evropë dhe botë ashtu si Spanja dhe Kroacia. Është një grup i bukur për të gjithë ne, është mundësi që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në Europian, të provojmë të bëjmë më të mirën. Pas miqësores do të bëjmë analizën tonë, për t’u përballur më mirë. E kemi ndjekur miqësoren e Italisë”.
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, luhet të premten nga ora 19:00.
(Kosova Sot Online)