Spanja në finale të Olimpiadës 'Paris 2024'

  • A.P /
  • 05 August 2024 - 21:15
Spanja në finale të Olimpiadës 'Paris 2024'

Pas suksesit në “EURO 2024”, Spanja ia ka vënë syrin edhe një tjetër suksesi në futboll.

Kombëtarja spanjolle që po merr pjesë në Olimpiadën e Parisit në konkurrencën e meshkujve, ka arritur në finalen e madhe, duke siguruar një medalje olimpike.

Gjatë ditës së sontme, Spanja e ka mposhtur Marokun në gjysmëfinale të Olimpiadës në futboll..

Një gol i Juanlu Sanchezit pesë minuta para fundit të takimit për 2:1 ia siguroi “Furisë së Kuqe” së paku medaljen e argjendtë, teksa në finale do ta ndjekin të artën.

Spanjollët që fillimisht kishin barazuar përmes Fermin Lopezit (66′), kishin qenë duke humbur 1:0 pas golit të Soufian Rahimit në minutën e 37-të.

Ata në finale do të ndeshen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, mes Francës dhe Egjiptit.

(Kosova Sot Online)