Ballkani mposhtet nga Larne
Fundi ishte fatal për kampionin e Kosovës, Ballkanin.
Suharekasit pësuan humbje minimale 0:1 në “Fadil Vokrri” ndaj kampionit të Irlandës Veriore, Larne.
Kjo përballje është e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 89-të.
Ishte Donnelly i cili realizoi gol që i dha fitoren ekipit të tij.
Dueli i kthimit zhvillohet pas një jave dhe Ballkani do të ketë mision të vështirë për t’u kualifikuar tutje.
Kujtojmë se në dy sezonet e fundit, Ballkani ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
(Kosova Sot Online)