Nagelsmann e zgjedh kapitenin e ri të Gjermanisë

  • A.P /
  • 03 September 2024 - 07:39
Nagelsmann e zgjedh kapitenin e ri të Gjermanisë

Futbollisti i Bayern Munchenit, Joshua Kimmich është bërë kapiten i ri i Gjermanisë pas pensionimit të Ilkay Gundoganit.

Seleksionuesi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann emëroi 29-vjeçarin si pasardhësin e Gundoganit.

Kimmich do ta udhëheq Gjermaninë si kapiten në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Hungarisë të shtunën.

Kimmich e ka bartur shiritin e kapitenit shtatë herë nga viti 2016.

(Kosova Sot Online)