Derbi shqiptarësh në Itali

  • 06 February 2016 - 14:22
Derbi shqiptarësh në Itali

Seria B ofron sot një derbi shqiptarësh, pasi në orën 15:00 Salernitana pret Pescara-n e Ledian Memushajt.

Krahas Memushajt, në ekipin Italian bën pjesë edhe portieri Elshan Kastrati e Leonard Maloku, ndërsa tek Salernitana i huazuar nga Lazio është portieri Thoma Strakosha, ekipi i të cilit tashmë drejtohet nga ish trajneri i Tiranës Leonardo Menekini.

(Kosova Sot)