Napoli interesohet për Edon Zhegrovën

  • A.P /
  • 09 January 2025 - 08:52
Napoli interesohet për Edon Zhegrovën

Napoli është skuadra e radhës e interesuar për shërbimet e super yllit, Edon Zhegrova.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në Francë dhe ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

I fundit është Napoli, skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Raportohet se napolitanët kanë kontaktuar Lille për situatën e Zhegrovës.

Por, Lille nuk janë të hapur për të lënë të lirë në janar, pasi që duan ta mbajnë të paktën deri në fund të sezonit.


(Kosova Sot Online)