Neymar po bëhet me ekip të ri

  • A.P /
  • 27 January 2025 - 11:22
Neymar po bëhet me ekip të ri

Neymar Junior do të bëhet shumë shpejt me ekip të ri.

Ylli brazilian do të largohet nga Al-Hilal pa lënë gjurmë shkaku i lëndimeve që s’e lanë rehat në asnjë moment.

E tash, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës e Paris Saint-Germainit po bëhet gati për ta nisur një eksperiencë të re.

Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se përfaqësuesi brazilian është më afër se kurrë që të rikthehet në ekipin e fëmijërisë.

Sipas të gjitha gjasave, në pjesën e dytë të sezonit Neymar do të luajë në ekipin e zemrës së tij, Santos.

Romano raporton se është arritur tashmë marrëveshja mes palëve, ndërsa zyrtarizimi mund të ndodh në këtë javë, maksimumi në javën tjetër.

Lojtari i ka thënë “po” rikthimit në Santos, ndërsa klubet po ashtu thuhet se e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Neymar dëshironte të rikthehej në Evropë dhe raportohet se i ishte vetë ofruar Barcelonës, por që trajneri Hansi Flick ka qenë kundër rikthimit të tij në Kataluni.

Ndërkohë, tifozët e Santosit tashmë janë duke festuar me shpresën që ëndrra e tyre do të bëhet realitet për ta parë idhullin e tyre duke e veshur edhe një herë fanellën e gjigantit brazilian. 

(Kosova Sot Online)