25 milionë euro gjobë për Realin
Komisioni Evropian ka vendosur të dënojë Real Madridin për parregullsi në dokumentacion dhe shkelje të rregullave.
Lajmi është publikuar nga e përditshmja spanjolle, “El Pais”, ku tabloidi shkruan se klubi spanjoll ka shfrytëzuar disa hapësira publike të cilat i zotëronte pa miratimin zyrtar.
Sipas Komisionit Evropian kjo është një shkelje e rëndë e shfrytëzimit të hapësirave të paaprovuara dhe sipas tyre klubi spanjoll duhet të vuajë dënimin me gjobë.
Në këtë mënyrë, pritet që Real Madridi të dënohet me 25 milionë euro gjobë për shkeljet e tij.
(Kosova Sot)