Mbappe premton gjëra të mëdha

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 10:10
Mbappe premton gjëra të mëdha

Kylian Mbappe do ta nisë shumë shpejt sezonin e dytë në fanellën e Real Madridit.

Sulmuesi francez e pati një debutim pozitiv me “Los Blancos” në aspektin personal pasi ekipi nuk pati ecuri pozitive në edicionin 2024/25.

Mirëpo, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit premton se në sezonin e ri do të jetë edhe më i uritur për të arritur suksese me “Merengues”.

“Sezoni i ri. I uritur për të bërë diçka të madhe. Le të shkojmë të gjithë së bashku, Madridista. Hala Madrid”, shkroi përfaqësuesi francez në rrjetet sociale derisa madrilenët iu rikthyen stërvitjeve dje për t’i bërë përgatitjet e fundit për sezonin e ri.

Pas largimit të Luka Modricit, Mbappes iu besua numri 10 në fanellë dhe francezi me këtë barrë të re dhe me këtë numër legjendar pritet ta ketë një tjetër sezon prej protagonisti.


(Kosova Sot Online)