Carvajal kthehet në Bernabeu

  • A.P /
  • 20 August 2025 - 14:20
Carvajal kthehet në Bernabeu

Dani Carvajal është rikthyer ta rrokullisë topin në fushën e Santiago Bernabeut 318 ditë pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushave të blerta.

Kapiteni i Real Madridit hyri në lojë në minutën e 68-të në vend të Trent Alexander-Arnold gjatë fitores së mbrëmshme në nismë të sezonit të ri kundër Osasunës.

Dhe, mbrojtësi i djathtë spanjoll ishte mjaft i emocionuar që u rikthye aty ku i rrah zemra fortë dhe ku e shijon çdo moment të këtij sporti të bukur.

“Është një ditë speciale, e kam dëgjuar dashurinë e tifozëve që nga ngrohja. I falënderoj që kanë qenë gjithmonë prezentë në këto 318 ditë të gjata. Tash jam këtu dhe shpresoj t’ju ofroj paraqitje të mëdha dhe të kontribuoj në fitimin e titujve”, deklaroi fillimisht Cavajal, teksa foli më pas edhe për shiritin e kapitenit.

“Të jem këtu nën drejtimin e kësaj skuadre është një rikompensim i aq shumë viteve punë. Dua ta bëj me krenari dhe me respekt për bashkëlojtarët e mi, duke u munduar ta ndërtojmë një grup fitues”, nënvizoi ai. 


(Kosova Sot Online)