Foda flet për mosftesën e Bersant Celinës

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 15:15
Foda flet për mosftesën e Bersant Celinës

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp përmes së cilës i preku shumë tema që lidhen me Dardanët.

Ndër të tjera, trajneri gjerman foli për mosftesën e Bersant Celinës, e cila u pa me habi nga shumëkush duke e pasur parasysh formën e shkëlqyeshme që po e kalon.

“Edhe Bersant Celina edhe Emir Sahiti e dinë arsyen se përse nuk janë ftuar në ekip këtë radhë. Me të dy kam biseduar, por kjo informatë nuk është për t’u ndarë me publikun. Në të ardhmen do të bisedoj prapë me ta dhe do të shohim…”

Pra, Foda ia la dyert e hapura ish-futbollistit të Manchester Cityt, për të cilin duket se arsyeja e mosftesës janë raportet e ftohura mes palëve.

Kosova do të luajë të premten me Zvicrën në udhëtim, ndërsa të hënën tjetër do ta presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)