Mbappe e synon rekordin e Giroud

  • A.P /
  • 10 September 2025 - 15:20
Mbappe e synon rekordin e Giroud

Kylin Mbappe po vazhdon ta shkruajë historinë në futboll.

Sulmuesi francez shkëlqeu mbrëmë në ndeshje me Islandën, ku e realizoi një gol nga penalltia dhe e dha një asistim për Barcola për t’i udhëhequr “Trekolorët” drejt fitores me rezultat 2:1.

Me këtë rast, ylli i Real Madridit e kaloi legjendarin Thierry Henry sa u përket golave të shënuar për Kombëtaren e Francës,

Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit arriti në kuotën e 52 golave për “Les Bleus” për ta kaluar kështu yllin e dikurshëm të Arsenalit dhe të Barcelonës.

E përpara Mbappes është vetëm lideri Olivier Giroud, i cili aktualisht kryeson me 57 gola.

Mbappen e ndajnë veç pesë gola nga rekordi i madh, të cilin mund ta arrijë lehtësisht duke e pasur parasysh moshën e tij të re, është ende vetëm 26-vjeç.


(Kosova Sot Online)