
Interi triumfon ndaj Slavia Pragës

Interi ka arritur fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve, pasi në xhiron e parë e kishte mposhtur Ajaxin.
Interi fitoi në “Giusseppe Meazza” me shifrat prej 3-0 ndaj Slavia Pragës.
Kapiteni Lautaro Martinez shkëlqeu me dy gola, teksa një tjetër e shënoi Denzel Dumfries.
Lautaro shënoi në minutat 30-të dhe 65-të, teksa Dumfries e gjeti rrugën e golit në minutën e 34-të.
Interi ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, teksa mysafirët kanë një pikë.
(Kosova Sot Online)