Flick: Nuk pendohem për çka kam thënë

  • A.P /
  • 04 October 2025 - 16:45
Flick: Nuk pendohem për çka kam thënë

Barcelona shpreson të kthehet te fitorja të dielën, kur do të rikthehet në aksion në La Liga me një udhëtim drejt Sevillës.

Katalanasit u ngjitën në krye të tabelës pas fitores ndaj Real Sociedad fundjavën e kaluar dhe do të synojnë të qëndrojnë aty edhe para pushimit ndërkombëtar.

Sipas “Diario AS”, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ndau mendimet e tij për ndeshjen e ardhshme në “Ramon Sanchez-Pizjuan”:

“E njohim mirë Sevillën, luan me agresivitet dhe intensitet, ka stilin e saj dhe një tifozeri të fortë pas vetes. Do të jetë e vështirë. Ndeshja në Sevilje është shumë e rëndësishme dhe duam të marrim tri pikët. Të gjithë janë të trishtuar pas humbjes (ndaj PSG-së). Duhet të jemi më të mençur dhe të mësojmë nga ajo çfarë do të bëjmë.”

Në mesjavë, Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, pasi Paris Saint-Germain fitoi 2-1 në Montjuic.

Flick shpjegoi se si skuadra e tij do të kërkojë të reagojë pas atij zhgënjimi:

“Duhet të jemi një ekip – kjo ishte çelësi i suksesit sezonin e kaluar. Nuk po flas vetëm për lojtarët, por për të gjithë: stafin, klubin dhe tifozët. Të gjithë janë të uritur për të fituar çdo trofe, kjo është ajo që duam, dhe kjo kërkon angazhimin e secilit. Jam mirënjohës për qëndrimin që kam parë pas pushimit të fundit, sepse kemi stërvitur mirë dhe kemi pasur qasje pozitive. Shihet që besojmë. Humbja ndaj PSG-së mund të ndodhë – ata janë një skuadër fantastike – por duhet të vazhdojmë përpara.”

Flick dha edhe një përgjigje përfundimtare ndaj trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, i cili komentoi deklaratat e shtatorit të Flick lidhur me dëmtimin në pubis të Lamine Yamal, që doli në pah pas asaj periudhe ndërkombëtare.

“Nuk pendohem për atë që thashë. Doja të mbroja lojtarët e mi, ishte mënyra ime për të thënë që duhet të ndaleshim. Kështu veproj unë, por siç e kam thënë, ajo është diçka e kaluar – tani duhet të fokusohemi në të tashmen dhe të ardhmen. E rëndësishme është që ta menaxhojmë situatën së bashku – lojtari, klubi dhe kombëtarja”

(Kosova Sot Online)