
Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për t’u bërë gati për ndeshjet e tetorit.
Dardanët do të luajnë me Slloveninë këtë të premte, kurse të hënën tjetër do të përballen me Suedinë.
E për t’u përgatitur për këto takime të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, Verdhekaltrit do të ushtrojnë në qendrën nacionale në Hajvali, ndërsa ekipit do t’i bashkohen lojtarët sot dhe nesër, varësisht prej angazhimeve që i kishin me ekipet e tyre përkatëse.
Ndërkohë, selektori Franco Foda do ta mbajë një konferencë për shtyp sot nga ora 12:00 për të folur për duelet e tetorit, mbi të gjitha për sfidën e së premtes kundër sllovenëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
(Kosova Sot Online)