Mbappe e brengos Realin me lëndimin e fundit

  • A.P /
  • 08 October 2025 - 13:14
Mbappe e brengos Realin me lëndimin e fundit

Ftesa e Kylian Mbappes në Kombëtaren franceze dhe lajmet që arrijnë nga “Clairenfontaine” janë duke sjell brengosje të madhe, mbi të gjitha në shtëpinë e Real Madridit.

Sulmuesi, i cili doli duke çaluar shkaku i lëndimit të nyjës së këmbës së djathtë pas ndeshjes kundër Villarrealit, ushtroi vetëm me përgatitësin e tij fizik në qendrën teknike nacionale Fernand Sastre, shkruan mediumi spanjoll “AS”.

Vetëm dy ditë para ndeshjes që do ta zhvillojë Franca me Azerbajxhanin, prezenca e tij në këtë takim është e dyshimtë.

Në fakt, nuk është gjithçka nëse ai do të jetë prezent në fushë, por që sa minuta do të jetë prezent, nëse do të luajë titullar, nëse do të inkuadrohet në lojë gjatë pjesës së dytë…

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do të angazhohet edhe në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Islandës të hënën që vjen.

Brengosja e Realit është vërtet e arsyeshme pasi ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit në këtë moment është elementi kyç në skemën taktike të Xabi Alonsos dhe një lëndim, edhe i lehtë, do të nënkuptonte një humbje të madhe për “Los Blancos”.

Kalendari i “Mbretërve” është mjaft i ngjeshur: Getafe (19 tetor), Juventus (22 tetor) dhe mbi të gjitha El Clasico e 26 tetorit me Barcelonën.

Për këtë arsye, ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për ta vlerësuar gjendjen fizike të përfaqësuesit francez, i cili pa dyshim se do të mundohet të shërohet komplet për t’u rikthyer dhe për të luajtur në nivelet më të larta me Real Madridin.

Klubi i bardhë, nga ana e tij, shpreson që Federata Franceze dhe Kombëtarja ta menaxhojnë si është më së miri situatën e Mbappes, për të mos rrezikuar shumë. 

(Kosova Sot Online)