
Chelsea fiton ndaj Ajaxit

Fitore të thellë sonte në Ligën e Kampionëve shënoi edhe Chelsea që në “Stamford Bridge” e mundi 5:1 Ajaxin, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës.
Ndeshja mori krejtësisht kahje tjetër qysh në minutën e 15-të, kur futbollisti i Ajax, Taylor u ndëshkua me karton të kuq dhe duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë.
Guiu, Caicedo, Enzo, Estevao dhe George shënuan për vendasit, kurse Ëeghorst shënoi golin e vetëm të mysafirëve.
Me këtë fitore, Chelsea tani ka gjashtë pikë dhe ngjitet në pozitën e 11-të në tabelë.
Kurse, Ajax nuk ka asnjë pikë nga tri ndeshje dhe ka pozitën e fundit nga 36 ekipet pjesëmarrëse.
(Kosova Sot Online)