Liverpool po përgatit një ofertë të madhe
Liverpool po përgatit një ofertë të madhe për yllin e Barcelonës, Raphinha, sipas Fichajes. Pas një nisjeje zhgënjyese të sezonit dhe rënies në formë të Mohamed Salah, drejtuesit e klubit kërkojnë të forcojnë krahët e sulmit.
Raportohet se “The Reds” janë gati të investojnë rreth 88 milionë paund për brazilianin, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Salah.
Barcelona, për shkak të problemeve financiare, mund të pranojë ofertën nëse ajo konkretizohet.
Raphinha ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë vitit të fundit dhe ka nisur mirë këtë sezon përpara dëmtimit. 28-vjeçari, me eksperiencë të mëparshme në Premier League, do të ishte një përforcim i gatshëm për Liverpool-in.
(Kosova Sot Online)
