Al-Ittihad e vendosë në shitje Mario Mitajn
Al-Ittihad ka vendosur të vendosë në shitje Mario Mitajn gjatë afatit kalimtar dimëror.
Lajmin e bëri të ditur një gazetar në Arabinë Saudite, i cili citoi burime ekskluzive përmes rrjetit social “X”.
Sipas këtyre informacioneve nga “m_bukairy”, klubi ka marrë vendimin për të liruar mbrojtësin e majtë 22-vjeçar.
Mitaj ka kontratë me Al Ittihad deri në verën e vitit 2028.
Në këtë sezon, ai ka luajtur 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.
Gjatë këtyre paraqitjeve, futbollisti shqiptar ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.
Në total, ai ka luajtur mbi 1,300 minuta.
Mitaj iu bashkua Al-Ittihad në shtator 2024, fillimisht me huazim nga Lokomotiv Moska, para se klubi saudit të aktivizonte blerjen për rreth 4 milionë euro.
(Kosova Sot Online)
