Interi e mbyll vitin me fitore në Bergamo

  • A.P /
  • 29 December 2025 - 07:33
Interi e mbyll vitin me fitore në Bergamo

Lautaro Martinez përfitoi maksimalisht nga një “dhuratë krishtlindjeje” e mbrojtjes së Atalantës për të siguruar tri pikët në Bergamo dhe për ta mbajtur Interin në krye të tabelës.

“Nerazzurrët” ishin liderë të kampionatit, por ende të tronditur nga humbja e papritur në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj Bolognas me penallti, çka bëri që ta mbyllnin vitin 2025 pa asnjë trofe.

Inter e çoi topin në rrjetë në minutën e 35-të me goditjen diagonale të Thuramit, por Lautaro Martinez ishte në pozicion jashtë loje para asistit, ndaj goli u anulua.

Edhe Atalanta rrezikoi, me Gianluca Scamacca dhe Mario Pasalic që prekën lehtë topin me kokë nga krosimi i Nicola Zaleëskit nga gjashtë metra.

Zappacosta u largua i dëmtuar në pushim, por vendasit patën një tjetër rast të madh kur Ederson devijoi me kokë asistin e De Ketelaere mbi traversë nga pesë metra, nën presionin e Yann Bisseck.

Atalanta shënoi sërish në minutën e 55-të, por Zaleëski ishte tashmë jashtë loje para se Yann Sommer të bënte pritjen vendimtare, kështu që goditja e De Ketelaere nuk u ‘pranua’.

Scamacca e dërgoi gjithashtu topin në rrjetë, por ishte qartazi jashtë loje para se të driblonte Sommerin.

Ishte Inter ai që shënoi golin e vlefshëm, pasi pasimi shumë i gabuar i Berat Djimsitit në mbrojtje u interceptua nga Francesco Pio Esposito, i cili e la topin për Lautaro Martinezin që të finalizonte. Argjentinasi shënoi për ndeshjen e katërt radhazi në Serie A.

Djimsiti rrezikoi edhe një tjetër gafë dhe këtë herë Pio Esposito goditi mbi portë.

Atalanta humbi një mundësi të artë për barazim në fund, kur De Ketelaere pasoi në zonë nga e djathta dhe Lazar Samardzic në mënyrë të pabesueshme goditi jashtë nga 10 metra, pa asnjë presion.

Kjo ishte humbja e nëntë radhazi e Atalantës ndaj Interit në të gjitha garat.

Interi tashmë është i pari përsëri me 36 pikë, një më shumë se Milani në vendin e dytë dhe dy më shumë se Napoli në vendin e tretë.

(Kosova Sot Online)