A do të luajë Messi në Kupën e Botës 2026?
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka deklaruar se është vetë Lionel Messi ai që do të vendosë nëse dëshiron të jetë në Kupën e Botës 2026.
Messi e ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në këtë Botëror, ndonëse ka thënë se dëshira ekziston.
“Jam takuar me Messin, jam shumë afër shtëpisë së tij. Për Kupën e Botës do të shohim më vonë, kemi biseduar për shumë gjëra, por jo për këtë pjesë sepse ende ka kohë. Nuk duhet ta lodhim, le të jetë i qetë dhe do të vendosë. Pastaj do të shohim çfarë është më e mira në bazë të këtij vendimi. Ne që e njohim e kuptojmë se kurrë nuk do të jetë i qetë. Ka lindur garues, dëshiron të fitojë, dëshiron të luajë, gjithmonë të jetë aty. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për bashkëlojtarët, të cilët e shohin kapitenin të sillet ashtu dhe dëshiron të luajë gjithmonë për kombëtaren”, deklaroi trajneri që fitoi Botërorin me Argjentinën në 2022-in.
Messi me Argjentinën aktualisht është kampion i botës, pasi në 2022-tën mposhti Francën e Mbappes në finale.
(Kosova Sot Online)
