Arsenal dhe Man Utd në garë për talentin e ri

  • a.p /
  • 10 January 2026 - 16:45
Arsenal dhe Man Utd në garë për talentin  e ri

Arsenali dhe Manchester United janë në garë për transferimin e sulmuesit 17-vjeçar Igor Tyjon, i cili ka spikatur me Blackburn në nivelin e të rinjve dhe me përfaqësueset e Anglisë.

Tyjon ka debutuar me ekipin e parë të Blackburnit, por pasiguria rreth së ardhmes së tij ka bërë që të mos aktivizohet rregullisht.

Lojtari ka refuzuar të nënshkruajë kontratë profesionale me klubin aktual, ndërsa marrëveshja e tij skadon në fund të sezonit.

Çdo klub që dëshiron ta transferojë do të duhet të paguajë kompensim.

(Kosova Sot Online)