Alonso e minimizon Superkupën: Është trofeu më pak i rëndësishëm
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso e ka komentuar humbjen 2-3 në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, duke theksuar se për të dhe skuadrën kjo kompeticion ka peshë më të ulët se titujt kryesorë të sezonit.
Në deklaratat e tij pas ndeshjes, Alonso e pranoi se disfata e lë një ndjenjë të hidhur, por nënvizoi se kjo Superkupë është “trofeu më pak i rëndësishëm” ndër synimet që i ka Real Madridi këtë sezon.
Ai u shpreh se ekipi duhet ta “kthejë faqen sa më shpejtë” dhe të fokusohet në sfidat tjera më kryesore që po i presin në La Liga dhe në kupat evropiane.
Trajneri madrilen gjithashtu deklaroi se pavarësisht humbjes, skuadra luftoi fort dhe pati mundësi për të barazuar deri në fund të ndeshjes, duke ua njohur meritat rivalëve.
Ai e përgëzoi Barcelonën për fitoren dhe e nënvizoi rëndësinë e fokusimit drejt objektivave të tjerë gjatë sezonit.
Ky koment i Alonso ka ngjallur diskutime në media dhe te tifozët, duke u interpretuar si një qasje pragmatike për ta menaxhuar presionin pas humbjes, por edhe si një shenjë se trofeu i Superkupës nuk është prioritet kryesor për Real Madridin këtë sezon.
(Kosova Sot Online)
