Barcelona e para për lojtarë të rritur në akademi
Sipas raportit të fundit të CIES Football Observatory, Barcelona e udhëheq renditjen e klubeve që kanë më shumë lojtarë të rritur në akademi dhe që aktivizohen aktualisht në pesë kampionatet elitë të Evropës: La Liga (Spanjë), Premierliga (Angli), Serie A (Itali), Bundesliga (Gjermani) dhe Ligue 1 (Francë).
Barcelona prin me 40 lojtarë të formuar në akademinë e vet që janë aktivë në këto liga elitare këtë sezon.
Pas saj renditen Real Madridi me 35 lojtarë dhe Paris Saint-Germaini me 31 lojtarë të lindur dhe stërvitur në sistemin e tyre të të rinjve.
Në vendet e tjera të top listës janë klube si Rennes, Ajax, Chelsea, Real Sociedad, Manchester United, Arsenal e Manchester City — të gjitha me një numër të konsiderueshëm lojtarësh të dalë nga akademitë e tyre.
Ndërkaq, Klubet italiane mbeten dukshëm prapa në këtë kategori: Juventus i ka 17 lojtarë të rritur në akademi që luajnë në ligat kryesore evropiane, kurse Inter i ka 16 të tillë.
(Kosova Sot Online)
