Real Madridi fiton ndaj Monacos
Alvaro Arbeloa ka debutuar me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve si trajner i Real Madridit.
“Los Blancos” triumfuan 6:1 ndaj Monacos në kuadër të javës së shtatë të fazës së ligës.
Kylian Mbappe kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë, për ta dyfishuar vet epërsinë në të 26-tën.
Mastantuono shënoi për 3:0 në minutën e 51-të, pas asistimit të dytë nga Vinicius Junior.
Katër minuta më vonë, Kehrer shënoi autogol për 4:0.
Pas dy asistimeve, Vinicius Junior arriti ta gjejë golin në minutën e 63-të.
Nëntë minuta më pas, Monaco e shënoi golin e nderit nëpërmjet Teze.
Për epilogun final u përkujdes Jude Bellingham me gol në minutën e 80-të.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë dhe e siguron kualifikimin në 1/8 e finales.
Në anën tjetër, Monaco zhvendoset në vendin e 20-të me nëntë pikë gjithsej.
(Kosova Sot Online)
