Mexhuani: Albini e Vjosa obligohen të sqarojnë para kombit - përse u qartën dhe luajtën role në momentet kyçe

Mexhuani: Albini e Vjosa obligohen të sqarojnë para kombit - përse u qartën dhe luajtën role në momentet kyçe
Mexhuani: Albini e Vjosa obligohen të sqarojnë para kombit - përse u qartën dhe luajtën role në momentet kyçe

Ragip Mexhuani

  • 07 March 2026 - 09:37

Nga Ragip Mexhuani

Kjo na jep me dyshu se ka diçka në bashkëpunim të fshehtë - mes VV, Guxo, PDK, LDK, AAK e Nisma…?!

VV-ja i’u nënshtrua PDK-së në votimin e Rezolutës kundër Gjykatës Speciale në Hagë. Ashtu Vjosa Osmani i’u bashkangjit protestës së PDK-së në Prishtinë kundër kësaj gjykate. Kjo Rezolutë dhe protestat kundër kësaj gjykate janë ndërhyrje në drejtësi ndërkombëtare. Kryetari i Gj. Speciale Smith reagoi : Gjykata nuk shantazhohet as nuk kërcënohet me protesta apo me presione politike. ( 18.02.2026)

Sikur VV-ja ta propozonte në fillim Vjosa Osmanin për presidente, Vjosa do të ishte zgjedhur presidente nga VV-ja, Lista Guxo, do ta votonin partitë minoritare, ndonjë deputet opozitarë, sidomos edhe ata të LDK-së. Albini dhe Vjosa kanë qenë më të votuarit. Votuesit e Albinit dhe Vjosës i dojnë këta bashkë me udhëheqë Kosovën! Në rast se Vjosa nuk zgjedhet presidente nga VV-ja, VV-ja do të humbë vota në zgjedhje, si partitë opozitare që humbën disa deputetë në zgjedhjet e fundit, shkaku që opozita 1 vit bllokoi - nuk votoi 60 herë. Prapë kjo opozitë po bllokon dhe nuk po voton. Sikur Vjosa të ishte zgjedhur presidente nga VV-ja, VV-ja me Listën Guxo në zgjedhjet e ardhshme do ti fitonin rreth 80%, si PS-ja në Shqipëri. Albini nuk paska bashkëpartiakë dhe këshilltarë të mençur - që nuk e propozuan Vjosën për presidente. Shumë votues po e kritikojnë Albinin-VV-në në rrjetet sociale dhe në disa R.televizione kontaktuese me popullin, që nuk e zgjodhi për presidente Vjosën. Këta të dy duhet ti tregojnë popullit pse u përçanë. Në qoftëse Vjosa nuk është fajtore Glauku nuk është dashur të pranojë kandidaturën për president.  

Duhet votuar Vjosa Osmani për presidente, me kusht që të angazhohet maksimalisht edhe ndërkombëtarisht për kthimin e mbi 8.000 ha që i’u dhanë Malit të Zi më 2018 nga 80 deputetë me Vjosa Osmanin. Përderisa Vjosa e ka këtë gabim të madh, kundruall të tjerëve që kanë shumë gabime të mëdha duke përjashtuar kryeministrin Albin Kurti, i cili e shtriu sovranitetin në Veri, presidentes i mbetet kthimi i mbi 8.000 ha nga Mali i Zi, e cila obligohet që edhe kjo ka votuar. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".