Xhaka mungon në ndeshjen e sotme ndaj West Hamit
Përballja e sotme e Premierligës ndërmjet West Ham United dhe Sunderland luhet me fillim prej orës 13:30.
Ndërkaq, ekipi i Sunderland që këtë stinor i është rikthyer Premierligës pas një mungese 8 sezonëshe aty, ka bërë të ditur se kapiteni i ekipit të tyre nuk do të mund të udhëtojë në Londër.
Granit Xhaka nuk do të jetë në ekipin udhëtues për në West Ham United.
Mesfushori është lënduar në ndeshjen e kaluar, të cilën skuadra e fitoi ndaj Crystal Palace, por rehabilitimi i lëndimit të tij nuk ka përfunduar ende.
Për këtë arsye, Sunderland ka lëshuar edhe njoftim për të bërë të ditur se Xhaka, që është njëri ndër lojtarët më me ndikim në ekip, edhe pse erdhi aty në verën e fundit, nuk do të jetë pjesë e ndeshjes.
(Kosova Sot Online)
