Mourinho shpërthen pas kualifikimit
Benfica, e drejtuar nga Jose Mourinho, ka siguruar një kualifikim dramatik në play-off të Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Real Madridit, në një ndeshje të vendosur në minutat shtesë.
Pas takimit, trajneri portugez foli me emocione për rëndësinë e suksesit dhe momentin historik të golit vendimtar.
“Benfica është një klub me një prestigj të jashtëzakonshëm. Kaq shumë e kaq shumë vite në Champions me Real Madridin dhe nuk ishim përballur kurrë. Tani e dimë se në ndeshjen e radhës na bie Real Madridi ose Interi. Nuk preferoj njërin apo tjetrin, më pëlqen shumë të shkoj si në Milano ashtu edhe në Madrid. Janë ekipe për ta fituar Champions-in. Ne, maksimumi, mund të bëjmë diçka të pabesueshme si ajo e sotmja. Kur bëra ndërrimet e fundit, mendova se ishim të kualifikuar. Me 3-2 mendova se duhej vetëm të rezistonim. Pastaj më thanë që jo… dhe e futëm portierin si sulmues. Trubin, me dy metra gjatësi, shënoi një gol fantastik dhe historik. Shumë i merituar për ne. Sonte ishte shumë i merituar”, deklaroi Mourinho.
Goli i portierit Anatoliy Trubin në minutat e fundit vulosi fitoren dhe kualifikimin e Benficës, duke e kthyer këtë mbrëmje në një nga më të paharrueshmet në Evropë.
(Kosova Sot Online)
