Flick flet për kualifikimin në Top 8
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë për shtyp pas fitores ndaj Copenhagenit, fitore që ua siguroi Blaugrana një vend midis 8 skuadrave kryesore të Champions Leagues.
Flick tha se ata janë të kënaqur që arritën Top 8-shen, dhe se pavarësisht rezultatit, skuadra dinte se do të duhej të përmirësohej në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ai shtoi se nuk ka bërë ndryshime radikale, por ka kërkuar nga lojtarët qëndrimin në pozicionet e duhura dhe kontrollin e lojës.
“Pavarësisht rezultatit, e dinim që duhej të përmirësoheshim në pjesën e dytë të ndeshjes. Nuk ndryshuam asgjë rrënjësisht, por u kërkova lojtarëve të zënë më mirë pozicionet në fushë dhe të kontrollojnë lojën”, theksoi ai.
Trajneri gjithashtu foli për nivelin e lartë të Premierligës, duke vënë në dukje se pesë skuadra nga kampionati anglez janë në mesin e 8 më të mirave, gjë që tregon konkurrencën e fortë në atë ligë.
“Kjo tregon nivelin e lartë të asaj gare/konkurrence. La Liga mbetet një pikë referimi, por qëllimi ynë ishte i qartë dhe ne e arritëm atë.”
Ai nënvizoi se La Liga mbetet një pikë referimi, derisa Barcelona e ka arritur objektivin e saj.
Flick përmendi edhe lojtarët e rinj dhe ata që janë duke u rikuperuar, duke veçuar Bernalin si një talent me shumë cilësi që mund të rritet ndeshje pas ndeshjeje, si dhe lavdëroi Lamine Yamalin për shpejtësinë dhe cilësinë e tij në ndeshje.
Trajneri gjithashtu vuri re mungesën në top 8 të klubeve të mëdha si PSG, Interi apo Real Madridi, duke e theksuar konkurrencën e fortë dhe formatin e vështirë të Ligës së Kampionëve.
(Kosova Sot Online)
