Benzema drejt largimit nga Al-Ittihad

  • A.P /
  • 30 January 2026 - 12:45
Benzema drejt largimit nga Al-Ittihad

E ardhmja e Karim Benzemas në Arabinë Saudite duket se po shkon drejt fundit.

Sipas gazetarit të njohur italian Nicolo Schira, sulmuesi francez është gati të largohet nga Al-Ittihad si lojtar i lirë në përfundim të këtij sezoni.

Burime pranë situatës bëjnë të ditur se marrëdhëniet mes Benzemas dhe klubit saudit nuk janë më në nivelin e duhur, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e lojtarit. Për pasojë, ish-ylli i Real Madridit ka refuzuar ofertën e Al-Ittihad për rinovimin e kontratës.

Kjo situatë hap një kapitull të ri për 38-vjeçarin, i cili vetëm pak kohë më parë u transferua me bujë në Arabinë Saudite.

Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për Benzeman, por largimi i tij si lojtar i lirë pritet të tërheqë interes të madh në tregun e transferimeve.


(Kosova Sot Online)